Trump ndëshkon BE-në, i rrit tarifat në 25% për makina dhe kamionë evropianë
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Trump ndëshkon BE-në, i rrit tarifat në 25% për makina dhe kamionë evropianë
trump
01/05/2026 - 19:24
Linku u kopjua

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar rritjen e tarifave në 25 për qind për makinat dhe kamionët që importohen nga Bashkimi Evropian.

Ai ka bërë të ditur se ky vendim vjen si pasojë e, siç ka thënë, mosrespektimit të marrëveshjes tregtare nga ana e BE-së.

“Javën e ardhshme do të rris tarifat për Bashkimin Evropian për makinat dhe kamionët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Tarifa do të rritet në 25%”, ka deklaruar Trump në Truth Social, transmeton KosovaPress.

Presidenti amerikan shtoi se megjithatë, nuk do të ketë tarifa për kompanitë nga vendet e BE-së që prodhojnë automjete brenda territorit të SHBA-së.

Sipas tij, aktualisht janë duke u ndërtuar shumë fabrika të reja të automobilave dhe kamionëve në Shtetet e Bashkuara, me investime që tejkalojnë 100 miliardë dollarë, duke e cilësuar këtë si një rekord në historinë e industrisë.

Trump ka shtuar se këto fabrika pritet të hapen së shpejti dhe ato, sipas tij, do të punësojnë punëtorë amerikanë, duke e përshkruar situatën aktuale ekonomike në vendin e tij si të paprecedentë, për të mirë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026