Trump mund të publikojë marrëveshjen SHBA–Iran para së premtes
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Trump mund të publikojë marrëveshjen SHBA–Iran para së premtes
trump
16/06/2026 - 09:41
Linku u kopjua

Presidenti amerikan Donald Trump mund të publikojë para së premtes një marrëveshje paraprake për përfundimin e konfliktit me Iranin, ka deklaruar zëvendëspresidenti JD Vance, duke shtuar se dokumenti është i përgjithshëm dhe shërben vetëm si kornizë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Ngushtica e Hormuzit pritet të rihapet të premten, kur marrëveshja të formalizohet në Gjenevë, shkruan BBC, përcjell KosovaPress.

Trump ka deklaruar në samitin e G7 se “marrëveshja është nënshkruar”, ndërsa ajo është firmosur në formë elektronike nga palët.

Marrëveshja parashikon armëpushim, rifillim të negociatave teknike për programin bërthamor iranian dhe kthimin e inspektorëve ndërkombëtarë.

Zbatimi i saj dhe lehtësimi i sanksioneve do të varen nga përmbushja e kushteve nga Irani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026