Trump emëron njeriun kyç për Rusinë dhe Ukrainën: Do ta sigurojmë paqen
Bota
Lexohet për: 1 min.
Trump emëron njeriun kyç për Rusinë dhe Ukrainën: Do ta sigurojmë paqen
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se ka emëruar ish-gjeneralin Keith Kellogg emisar të tij special për Ukrainën dhe Rusinë.

"Keith ka pasur një karrierë të shquar në ushtri dhe biznes dhe ka shërbyer në role shumë të ndjeshme të sigurisë kombëtare në administratën time të parë. Ai ka qenë me mua që në fillim! Së bashku do të sigurojmë PAQEN PËRMES FUQISË dhe do ta bëjmë Amerikën dhe botën sërish të sigurt ”, njoftoi Trump në rrjetin e tij social Truth Social.

Trump premtoi një fund të shpejtë të luftës ruse në Ukrainë, duke përdorur marrëdhëniet e tij me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir Putin.

Kjo ngriti shqetësime në mesin e mbështetësve të Kievit se presidenti i zgjedhur do të kërkonte një marrëveshje të shpejtë që do t'ua lëshonte territorin ukrainas rusëve ose do të rrezikonte sigurinë e tij në të ardhmen.

Plani i Kellogg për t'i dhënë fund luftës do të ngrinte frontin e betejës dhe do t'i detyronte të dyja palët të negociojnë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025