Politikanët në Kosovë duhet të jenë të bashkuar në ndërtimin e një pozicioni më të fuqishëm në tryezën e bisedimeve me Beogradin, thotë deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. Në procesin e dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Kamberi thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po tenton të fitojë kohë meqë, sipas tij, ai e di që zgjidhja e procesit në fund do të jetë “e pafavorshme” për të. Megjithatë, sipas Kamberit, lidershipi atje tashmë e di se “çizmja serbe më nuk do ta shkelë Kosovën”.
Kamberi, në një intervistë për KosovaPress, thotë se presidenti i Serbisë po tenton të minimizojë fajësinë për gjenocidin e kryer në Kosovë.
Kamberi thotë se Vuçiq, përmes sulmeve terroriste, ka tentuar ta ndajë veriun e Kosovës.
Pjesa veriore u përball me tensione, sidomos në vitet e fundit. Në shtator të 2023-ës, terroristë serbë sulmuan Policinë e Kosovës dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit.Autoritetet e Kosovës thanë se sulmi ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës ishte terrorist dhe i orkestruar nga bandat kriminale të mbështetura nga Beogradi zyrtar.
Derisa flet për dialogun e Brukselit, proces ky në të cilin Kosova ka hyrë që prej vitit 2011, Kamberi thekson nevojën për unitet të brendshëm.
Gjatë intervistës për KosovaPress, Kamberi flet edhe për ndalesat e shqiptarëve në pikat kufitare me Serbinë dhe refuzimin që po iu bëhët kërkesave për vizita që ministrat e Kosovës po synojnë t’i zhvillojnë në Luginë.
Kamberi thotë se, prakikisht, një projektligj i tillë është i pavlefshëm në Kosovë.
Projektligjet e Serbisë, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, janë kritkuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duke thënë se në këtë mënyrë shteti serb ka shkelur obligimet e dialogut të Brukselit.