Tridhjetë ditë paraburgim për Ramadan Morinën, i dyshuar për krime lufte
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tridhjetë ditë paraburgim për Ramadan Morinën, i dyshuar për krime lufte
R N
14/08/2025 - 12:17
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar 30 ditë paraburgim Ramadan Morinës – i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile. Ai ka dalë sot, më 14 gusht, para gjykatës pasi ditë më parë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëpunim me forca policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në një masakër ku humbën jetën 34 civilë shqiptarë në fshatin Burim të Komunës së Malishevës.

“Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve”, tha më herët Prokuroria.

Seanca dëgjimore për masën e sigurisë u mbajt e mbyllur për media dhe pas saj nuk pati deklarime para gazetarëve as nga prokurori special e as avokati i të pandehurit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026