Edhe 2023-ta u përgjak me privimin nga jeta të tri grave. Shteti sërish u trondit me vrasjen e tyre nga burrat. Naim Murseli dyshohet se planifikoi vrasjen e bashkëshortes, Liridona Ademajt, ani pse ai vetë nuk ishte dorasi. Urim Hyseni dyshohet se ekzekutoi nënën e tij, duke ia prerë kokën e ther në 22 vende të trupit.
Në gusht të vitit të kaluar, e pasigurt ishte edhe një grua argjentinase në Fushë Kosovë, ku edhe në këtë rast dyshohet se vrasësi ishte burri i saj.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Në përgjigjen për KosovaPress, Policia e Kosovës njofton se gjatë vitit të kaluar janë vrarë tri gra e janë raportuar mbi 2000 raste të dhunës në familje.
Shteti ka dështuar të parandalojë këto raste, thotë për KosovaPress Arrita Rezniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD). Ajo shton se ende këto raste nuk kanë arritur të adresohen në mënyrën e duhur nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë.
“Në vazhdimësi, ne kemi raportuar dhe kemi përmendur raste ku ka dështuar zinxhiri institucional, qoftë në fazën e trajtimit të rastit në polici, qoftë pastaj në fazën e trajtimit në prokurori apo në fund edhe në gjykatë...”, thekson ajo.
Edhe Adelinë Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, thotë se iu takon institucioneve të Kosovës të punojnë në parandalimin e dhunës në familje.
Gjatë insistimit të grave për raportim të dhunës në stacion policor, Berisha thotë se kanë vërejtur se policia nuk ruan konfidencialitetin e tyre.
Përkundër rasteve fatale, Haxhiu konsideron se institucionet kanë ndërmarrë veprime për parandalimin e rasteve të dhunës familjare. Ajo përmend strategjinë për parandalimin, për çka thotë se obligon institucionet të ndërmarrin veprime.
Në kuadër të fushatës globale të “16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore” është lansuar edhe masa për punësimin e viktimave të dhunës në familje.