Shaqir Hetemi: Shqiptarët në veri 6 vjet pa transport publik!
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shaqir Hetemi: Shqiptarët në veri 6 vjet pa transport publik!
Shaqiri
02/06/2026 - 17:00
Linku u kopjua

Kandidati i PDK-së për deputet, Shaqir B. Hetemi, sjellë në vëmendje problemin e shqiptarëvë të veriut të Kosovës. Ai nënvizon se këta banorë tash gjashtë vjet jetojnë pa asnjë linjë transporti publik!

Shaqir B. Hetemi kritikoi për këtë gjendje Qeverinë Kurti 1-2-3, duke shtuar se njëra nga aktet e saj të para ishte ndalimi i transportit publik dhe heqja e subvencioneve nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit për veriun.

Postimi i plotë:

6 VITE PA TRANSPORT PUBLIK — DËNIMI I HESHTUR I QEVERISË KURTI NDAJ SHQIPTARËVE TË VERIUT!

Që nga shkurti i vitit 2020 deri më sot — 6 vite me radhë — shqiptarët e veriut të Kosovës jetojnë pa asnjë linjë transporti publik!

Me ardhjen e qeverisë Kurti 1-2-3, njëra nga aktet e para ishte ndalimi i transportit publik dhe heqja e subvencioneve nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit për veriun. Një vendim që u mor në Prishtinë — por pasojat i përjetojnë çdo ditë njerëzit e thjeshtë në:

Bistricë, Koshtovë, Ceraje — Leposaviq

Zhazhe, Boletin, Kelmend — Zveçan

Çabër — Zubin Potok

Kodër e Minatorit, Kroi i Vitakut — Komuna e Veriut

Banorët e këtyre fshatrave dhe lagjeve janë të izoluar, të braktisur dhe të harruar nga ata që pretendojnë se i qeverisin.

Por ajo që dhemb më shumë është kjo:

Nxënësit dhe studentët e veriut — 6 vite në vështirësi!

Fëmijë që zgjohen në agim për të shkuar në shkollë. Të rinj që nuk mund të arrijnë universitetet. Familje që shpenzojnë të ardhura të pakta vetëm për transport — sepse shteti i ka braktisur.

Veriu i Kosovës ka nevojë për një zë që e ngre këtë çështje në Kuvend — me fakte, me guxim dhe pa frikë!

Votoni nr. 106 — Shaqir Hetemi — PDK 125!

Zëri i Veriut në Kuvend!


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026