Haxhiu cakton 6 gushtin si datë të seancës konstituive të Kuvendit
1-First
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu cakton 6 gushtin si datë të seancës konstituive të Kuvendit
haxhiu foto
24/07/2026 - 11:14
Linku u kopjua

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet me 6 gusht. Kështu ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në konferencën e sotme për media.

Ajo tha se nuk po e fton me nguti seancën konstituive për shkak që ende nuk ka një dakordim për çështjen e presidentit.

“Për shkak të kësaj lidhje kushtetuese ndërmjet konstituimit të Kuvendit dhe procedurës së zgjedhjes së presidentit, kam vlerësuar me kujdes çdo hap që është ndërmarrë gjatë këtyre javëve. Kam mirëpritur ftesat për takime të kryeministrit dhe kryetarit të LVV-së Albin Kurti dhe kam ndjekur nga afër përpjekjet për të arritur një marrëveshje. Siç e dini deri tani janë mbajtur dy  takime, një me PDK-në dhe një me LDK-në, kurse Aleanca nuk është përgjigjur ftesës për takim”, tha ajo. “Duke qenë se ende nuk ekziston një dakordim politik për çështjen e presidentit kam vendosur që menjëherë pas certifikimit të mos e thërras me nguti seancën konstituive por të shfrytëzojë afatin që lejon kushtetuta për t’u krijuar partive politike hapësirën e nevojshme për dialog dhe ndërtimin e një konsensusi. Prandaj sot kam vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet me 6 gusht”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026