Tre persona arrestohen në Obiliq, dyshohen për vjedhjen e një shume të madhe parash
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tre persona arrestohen në Obiliq, dyshohen për vjedhjen e një shume të madhe parash
Foto Ilustruese
Tre persona janë arrestuar nga policia, si të dyshuar për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur më 12 maj në fshatin Mazgit të Obiliqit.
Sipas një njoftimi zyrtar të forcave të rendit nga rajoni i Prishtinës, rasti ka ndodhur në rrugën “17 Shkurti”, ku nga depoja e një punëtorie ishte vjedhur një shumë e konsiderueshme parash.
Pas hetimeve që në lidhje me këtë rast i bëri njësia e hetimeve të stacionit policor në Obiliq, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuarit: F.B., 26 vjeç, A.K., 22 vjeç dhe R.H., 34 vjeç.
Ata, sipas policisë, dyshohen për përfshirje në veprën penale ‘Vjedhje e rëndë”, ndërsa me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.