Tragjedia në Prizren, Prokuroria dhe Policia japin detaje
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Tragjedia në Prizren, Prokuroria dhe Policia japin detaje
Pamje-prizreni
06/05/2025 - 17:16
Linku u kopjua

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin e Prizrenit, ku një vajzë e mitur 15-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa një tjetër 10-vjeçare ka mbetur e lënduar. Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, dyshohet se një shtetas turk, babai i familjes, ka privuar nga jeta vajzën e tij rreth moshës 15-vjeçare, duke përdorur një mjet të mprehtë – thikë. Sipas Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, sipas Policisë, e njëjta ka qenë familje e rregullt që ka punuar, porse mbetet të shihet si ka ardhur situata deri tek ky incident.

Kryeprokurori Kryeziu ka konfirmuar se viktima është një vajzë 15-vjeçare, ndërsa vajza tjetër, 10 vjeç, ka marrë lëndime dhe është transportuar urgjentisht në Prishtinë për trajtim mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur brenda familjes dhe sipas informacioneve fillestare, kryerësi i veprës penale është vetëlënduar. Autorët dhe viktimat nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, por shtetas të huaj që kanë banuar në këtë banesë për rreth gjashtë muaj. Sipas Kryeziut, familja nuk ka pasur ndonjë raport të mëparshëm për dhunë në familje apo ndonjë rast tjetër të ngjashëm.

“Ajo që mund të konfirmoj është se rasti ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit. Në orët e hershme jemi njoftuar nga policia që ka ndodhur një rast i vrasjes. Mund të konfirmoj që e kemi një viktimë, person të vdekur është një vajzë e mitur 15 vjeçare, po ashtu kemi një vajzë tjetër të mitur 10 vjeçare që është e lënduar, gjithashtu edhe kryerësi i veprës penale është i vetëlënduar. Gjitha këto janë kryer me mjet të prehtë, me thikë. Është një rast shumë i rëndë, ka ndodhur brenda familjes. Nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, janë shtetas të huaj. Mund të konfirmoj që në bazë të informatave zyrtare, në këtë banesë ku ka ndodhur ngjarja, ata janë duke banuar që gjashtë muaj. Me siguri se kanë banuar edhe më herët, mirëpo faktikisht në Republikën e Kosovës, mirëpo këto janë informatat e para që i ka Prokuroria. Ajo që vlen të theksohet është fakti që nuk kemi pas të raportuar ndonjë rast, apo të ketë qenë në hetime për ndonjë rast, çfarëdo qoftë, as dhunë në familje apo tjetër për këta persona”, ka thënë Kryeziu.

Në anën tjetër, drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu, konfirmoi se policia është njoftuar për ngjarjen dhe ka ofruar menjëherë ndihmën e parë mjekësore bashkë me emergjencën. Sipas tij, ka qenë familje e rregullt që ka punuar, do të shohim si ka ardhur situata deri tek ky incident.

Ai ka thënë se hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të kuptuar arsyet që çuan në këtë incident tragjik.

Ndërkaq, Aliu ka thënë se vajza e mitur që ka pësuar lëndime, është transportuar për shkak të lëndimeve për Prishtinë, me shenja jete dhe mjeket do të kujdesen. Ndërkaq, ka nënvizuar se i dyshuari ka vetëlëndime, por sipas mjekeve është jashtë rrezikut për jetën.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

https://kosovapress.com/babai-ther-per-vdekje-vajzen-15-vjecare-ne-prizren


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026