Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, e ka dënuar me 13 vjet burgim të pandehurin D.B. i cili akuzohej për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Aktgjykimi është shpallur më 23 korrik 2026 nga kryetari i trupit gjykues, Xhemajl Jusufi.
Ai akuzohej nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë se kishte tentuar ta vriste djalin e tij në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.
Sipas të dhënave të Policisë, rasti ishte regjistruar më 28 korrik 2025, ndërsa i dyshuari kishte qenë në arrati deri më 14 nëntor të po atij viti, kur edhe ishte arrestuar.“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se pas një pune operative është arrestuar një person me iniciale D.B., i cili prej muajsh ka qenë në kërkim, me dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja e rëndë në tentativë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë. /KosovaPress/