Babai ther për vdekje vajzën 15-vjeçare në Prizren
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Babai ther për vdekje vajzën 15-vjeçare në Prizren
policiashiriti
06/05/2025 - 08:59
Linku u kopjua

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Prizrenit, ku një person ka therur për vdekje vajzën e tij 15-vjeçare ndërsa ka lënë të lënduar rëndë vajzën tjetër 10-vjeçare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi ka bërë të ditur për KosovaPress se në vendin e ngjarjes fillimisht kanë hasur në tre persona të lënduar, e më pas njëra ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën ‘Shotë Galica’. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.

I dyshuari tashmë është arrestuar.

“I dyshuari dhe viktimat kanë shtetësi turke”, ka thënë ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026