Tottenham zyrtarizon transferimin e Andy Robertson
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tottenham zyrtarizon transferimin e Andy Robertson
New Project - 2026-07-21T224107.448
21/07/2026 - 22:42
Linku u kopjua

Tottenham Hotspur ka zyrtarizuar transferimin e kapitenit të Skocisë, Andrew Robertson, si lojtar të lirë pas largimit nga Liverpool.

32-vjeçari mbrojtësi i majtë u largua nga Anfield në fund të sezonit, duke mbyllur një periudhë nëntëvjeçare të mbushur me trofe.

Tottenham njoftoi se Robertson ka nisur këtë javë në Hotspur Way pas pjesëmarrjes me Skocinë në Botërorin e fundit në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Trajneri i Spurs, Roberto De Zerbi, e mirëpriti transferimin:

"Andy is someone I've admired for a number of years and he will bring outstanding technical qualities, experience, leadership and mentality to our team". 

Robertson u bashkua me Liverpool nga Hull City në vitin 2017 dhe bëri 378 paraqitje për klubin, duke fituar dy tituj të Premier League, Champions League në vitin 2019, FA Cup dhe dy League Cup. 

Sipas Transfermarkt, ai ka firmosur kontratë deri në qershor 2030.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026