Topi zyrtar i Botërorit 2026, Adidas Trionda, është kthyer në një nga temat më të diskutuara të turneut, pasi disa portierë dhe ekspertë besojnë se karakteristikat e tij aerodinamike po favorizojnë sulmuesit.
Ish-portieri danez Kasper Schmeichel deklaroi për BBC Radio 5 Live se ky top nuk sillet si modelet e mëparshme.
Schmeichel përmendi disa raste ku portierët arritën ta preknin topin, por nuk mundën ta ndalonin, si Jordan Pickford, Luca Zidane ndaj Lionel Messit dhe Édouard Mendy përballë Kylian Mbappé.
"Ky top është ndërtuar që të shohim gola. Ata i projektojnë topat për të prodhuar më shumë gola, u shpreh ish-portieri danez.Edhe ish-portieri anglez Joe Hart vuri në dukje se topi mbërrin te portierët "më shpejt sesa duket në momentin që largohet nga këmba e lojtarit", duke shtuar se porierëve do t'u duhet kohë për t'u përshtatur.
Sipas një studimi të publikuar nga universitetet e Koresë së Jugut dhe Japonisë, Trionda krijon një fenomen aerodinamik të njohur si "drag crisis", i cili në shpejtësi të caktuara ul rezistencën e ajrit dhe bën që topi të udhëtojë më shpejt nga sa presin portierët.