Tom Brady qeth flokët e Ibrahimović në kampanjën e Fox Sports
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tom Brady qeth flokët e Ibrahimović në kampanjën e Fox Sports
New Project (1)
05/05/2026 - 17:15
Linku u kopjua

Fox Sports ka lansuar dje kampanjën e re publicitare "Miracle" për Kupën e Botës 2026, e cila imagjinon një skenar ku Kombëtarja e SHBA-ve (USMNT) shpallet kampione bote duke mposhtur Brazilin në finalen e Nju Xhersit.

Reklama, e shoqëruar nga kënga "The Impossible Dream", përfshin yje si Christian Pulisic dhe legjendën Mike Eruzione, duke përcjellë mesazhin se asnjë ëndërr nuk është shumë e madhe për t’u realizuar.

Një nga momentet më komike dhe më të përfolura të kësaj reklame është basti mes dy ikonave të sportit, Tom Brady dhe Zlatan Ibrahimović, të cilët shfaqen si analistë të Fox Sports.

Në këtë skenar, Ibrahimović humb bastin e bërë për fitoren e Amerikës dhe si pasojë, Brady shihet duke i qethur flokët plotësisht suedezit, një imazh që është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026