Finalja e Kupës: Mbyllet pjesa e parë me barazim në "Fadil Vokrri"
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Finalja e Kupës: Mbyllet pjesa e parë me barazim në "Fadil Vokrri"
Fundi
21/05/2026 - 20:58
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Kupës së Kosovës mes FC Ferizajt dhe KF Dukagjinit me rezultat 1:1, pas një 45 minutëshi shumë interesant dhe me raste të shumta në të dyja anët.

Dukagjini kaloi në epërsi në minutën e 16-të me një supergol të Mërlakut nga jashtë zonës, ndërsa Ferizaji reagoi më pas duke gjetur golin e barazimit vetë pak minuta më vonë nga Rrahmani.

Gjatë pjesës së parë pati edhe disa momente të dyshimta, ku VAR-i u përdor për një rast të dyshimtë penalltie për Ferizajin, por loja vazhdoi pa vendim pozitiv.

Në anën tjetër, Dukagjini ishte shumë afër golit të dytë duke goditur edhe shtyllën, ndërsa gjithçka mbetet e hapur për pjesën e dytë të finales.

KosovaPress


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026