Tirana lëshon kreun, Partizani 90 minuta larg titullit
Lexohet për: 1 min.
5-Partizani
1 vit më parë
Linku u kopjua

Çështja e kampionit në Superligën e Shqipërisë ende mbetet e paqartë, ndërsa kishte befasi dhe rezultate tejet interesante në ndeshjet e sotme.

Dy skuadrat nga kryeqyteti shqiptar po e vazhdojnë kokë më kokë garën për titull, ku Tirana barazoi me Bylisin ndërsa Partizani e mposhti me lehtësi Kastriotin, raporton KosovaPress.

Tirana ishte duke fituar deri në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Bylisit, por që në fund u dorëzua dhe barazoi 2:2. Ky barazim e rrëzoi kampionin aktual nga pozita e liderit të tabelës.

Në anën tjetër, Partizani shënoi fitore 4:1 si mysafirë ndaj Kastriotit, fitore kjo e cila e ngjiti në pozitën e parë në Superligën e Shqipërisë.

Fitore sot regjistroi edhe skuadra e Teutës, e cila e mposhti 1:0 Egnatian dhe ngjitet në pozitën e katërt, pozitë kjo e cila dërgon në garat evropiane, respektivisht në Ligën e Konferencës.

Rezultatet finale të ndeshjeve të sotme në Superligën e Shqipërisë i gjeni më poshtë.

Kastrioti 1:4 Partizani

KF Tirana 2:2 Bylisi

Kukësi 0:0 Erzeni

Teuta 1:0 Egnatia

Vllaznia 1:1 Laçi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024