Tifozët përleshen në Fushë Kosovë, lëndohen dy - arrestohen pesë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Pesë persona janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në një përleshje që ka ndodhur sot ndërmjet tifozëve në stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë.

Incidenti ka ndodhur gjatë ndeshjes kampionale të futbollit ndërmjet Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë.

Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për KosovaPress se me këtë rast janë lënduar dy tifozë dhe janë arrestuar pesë persona.

“Sot rreth orës 15:00, në stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshjeje futbolli, ka ndodhur një incident ku tifozët janë përleshur - gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç’rast janë lënduar 2 prej tyre. Pas vënies nën kontroll të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisur një hetim për incidentin. Deri tani janë arrestuar pesë të dyshuar”, ka thënë ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024