Një grup tifozësh të Manchester United thuhet se po planifikojnë një protestë përpara ndeshjes së parë të klubit këtë sezon, duke theksuar kundërshtimin e tyre për përfshirjen e Mason Greenwood në ekipin e parë.
Sipas “The Athletic”, protestuesit po përgatiten të shprehin ndjenjat e tyre përpara ndeshjes së hënës kundër Wolverhampton në “Old Trafford”, përcjell KosovaPress.
Megjithatë, Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës njoftoi në shkurt të këtij viti se akuzat ishin hequr pasi dëshmitarët kryesorë u tërhoqën nga përfshirja në këtë rast.
Pasi lajmi u bë publik, United lëshoi një deklaratë të shkurtër e cila shpjegoi se si do të kryenin një hetim të brendshëm për të vendosur të ardhmen e tij - diçka që ka vazhduar që atëherë - me një vendim që pritet së shpejti nëse ai do të mbetet apo jo në klub.
Një nga organizatorët shpjegoi arsyen e protestës për “The Athletic” duke thënë: “Është koha që klubi të ngrihet dhe të marrë vendimin e duhur”.