Shfaqja e flamujve, sloganeve dhe thirrjeve të tifozëve serbë me mesazhe politike, shoviniste dhe raciste kundër Kosovës, gjatë ndeshjes Serbi – Angli, në kuadër të Euro 2024 po konsiderohet si dëshmi e instalimit të frymës shoviniste nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe politikës së tij serbo-madhe.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Time Kadrijaj, thotë për KosovaPress se është mëkat që në këtë shekull dhe 25 vjet pas luftës në Kosovë, të rinjtë serbë ende qëndrojnë prapa politikave kriminale të Millosheviqit.Mesazhet politike të tifozëve serbë në ndeshjen Serbi-Angli i konsideron si shpërfaqje të nacionalizmit dhe shovizimit serb, analisti politik, Arbnor Sadiku.
Sipas tij, politika e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është vazhdimësi e ish kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq.
Sipas FFK-së, shfaqja e papenguar e mesazheve dhe thirrjeve të tilla në një event madhështor si Euro 2024 është e pakuptimtë dhe absurde. “Përmes thirrjeve të tilla dëshmohet urrejtja e mbjellë në opinionin publik në Serbi ndaj fqinjve të saj”, thuhet në reagimin e tyre.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...