Therje me thikë në qendër të Prishtinës, një person përfundon në QKUK
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Therje me thikë në qendër të Prishtinës, një person përfundon në QKUK
policiaa-29
20/06/2026 - 13:00
Linku u kopjua

Një person ka mbetur i plagosur pas një sulmi me thikë që ka ndodhur të premten mbrëma në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur më 19 qershor 2026, rreth orës 22:30, kur viktima, një mashkull kosovar, është sulmuar nga disa persona.

Sipas dëshmitarëve, viktima është therur me thikë nga një i dyshuar mashkull kosovar, i njohur për policinë, i cili dyshohet se ka vepruar së bashku me disa persona të tjerë. Të dyshuarit e tjerë janë identifikuar dhe janë në kërkim nga organet e rendit.

I lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po merr trajtim mjekësor. Sipas mjekëve, gjendja e tij është stabile dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe po sigurojnë viktimën, ndërsa rasti mbetet nën hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në incident.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026