Thellohet deficiti tregtar, eksporti mbulon importin me vetëm 15 për qind
Deficiti tregtar në vendin tonë është shënuar 10. 4 për qind në muajin tetor të këtij viti në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përkatsisht në vlerë prej 493 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 446. 5 milionë euro në vitin 2023.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), eksporti mbulon importin me 15 për qind, përcjell KosovaPress.
“Eksporti i mallrave në muajin tetor 2024 kishte vlerën 87. 3 milionë euro, ndërsa importi 580.3 milionë euro, që është një rritje prej 8.6 për qind për eksport, si dhe një rritje prej 10,1 për për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023”, thuhet në raportin e fundit të ASK-së.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 22. 6 për qind thuhet se e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12,5 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, 11,8 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,9 për qind e përbëjnë produktet minerale e 10. 5 për qind e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar.
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 14,1 për qind e përbëjnë produktet minerale; 13,2 për qind e përbëjnë mjetet e transportit; 12 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9,5 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.
“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 28,2 milionë euro, ose rreth 32,3 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 4,5 për qind. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania 10,5 për qind, Italia (3,2), Holanda (2,7%), etj. Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 255,5 milion Euro, ose 44,0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (9,3%). Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,6%), Greqia (5,1%), Italia (4,6%), etj”, thuhet në raport.
ASK-ja ka publikuar edhe të dhënat për eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e CEFTA-s.
“Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 39,9 milionë euro, ose 45,7 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 27,9 për qind. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (20,8 për qind), Maqedonia e Veriut (12,3 për qind), Serbia (6,8 për qind), Mali i Zi (4,5 për qind). Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 74,5 milion Euro, ose 12,8% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-8,2%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,1%), Maqedonia e Veriut (3,8%), Serbia (2,3 për qind)”, thuhet në raport.
Po ashtu ASK njofton edhe për eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës.
“Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 19,2 milionë euro, ose 22,0 për qind. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra 10,6 për qind dhe SHBA 3,2 për qind. Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 250,4 milion Euro, ose 43,1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14,7%) dhe Kina (12,0%)”, thuhet në raport.
https://kosovapress.com/thellohet-deficiti-tregtar-nga-cilat-vende-importon-kosova-me-se-shumti-mallra