Testohet droni kosovar Skifteri K1, Aliu: Goditja nga ajri deri 1000 kilometra
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Testohet droni kosovar Skifteri K1, Aliu: Goditja nga ajri deri 1000 kilometra
Skifteri11
18/01/2026 - 18:11
Linku u kopjua

Një dron i quajtur “Skifteri K1”, me rreze veprimi deri në një mijë kilometra, ka përfunduar me sukses fazën e testimit dhe tashmë është gati për përdorim.

Kështu bëri të ditur Ridvan Aliu, i njohur si prodhues i dronëve.

Ai ka publikuar në Facebook një video dhe disa foto të demonstrimit dhe po pretendon se ka  goditur pikën e synuar gjatë testimit.

Aliu ka prezantuar njëkohësisht edhe disa nga specifikat teknike të këtij droni.

Aliu ka dhënë disa sqarime se, sipas të dhënave të publikuara, “Skifteri K1” ka kohë fluturimi prej 7 orë e 12 minutash, rreze veprimi mbi 1 mijë kilometra dhe kapacitet bartës deri në 42 kilogramë.

“Kosova gati të godas nga ajri 1000+ km larg. Testohet SKIFTERI K1 nga njeri prej klientve tane me saktësi maksimale: Futurim: 7h 12 mins, Distancë: 1124 km dhe Payload: 42 kg (armed)”, ka shkruar Aliu.

Aliu pretendon po ashtu se testimi është zhvilluar me sukses, pa dhënë më shumë detaje.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026