Tërmet në Iran
Bota
Lexohet për: 1 min.
h45h4
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi sot pasdite provincën verilindore Khorasanit të Iranit, sipas mediave shtetërore.

Epiqendra e tërmetit ishte Bojnord, një qytet në qendër të Khorasanit të Veriut, afërsisht 700 kilometra nga kryeqyteti Teheran.

Sipas Qendrës Sizmologjike iraniane, tërmeti ndodhi në orën 16:13 me orën lokale (14:43 GMT) në një thellësi prej 8 kilometrash. Ai pasoi dy lëkundje të forta në të njëjtin qytet sot më herët, me magnitudë 4.7 dhe 4.1, të cilat lënduan të paktën shtatë persona.

Raportet e para tregojnë se tërmeti shkaktoi dëme në shtëpi në disa fshatra dhe rezultoi me disa të lënduar, por nuk ka raporte për viktima.

Irani ndodhet në një rajon sizmik aktiv dhe ka përjetuar shumë tërmete shkatërruese në vitet e fundit. Tërmeti më katastrofik ndodhi në vitin 2003 kur të paktën 34 mijë persona vdiqën në qytetin Bam, në provincën juglindore Kerman, me magnitudë 6.7 ballë.

Në korrik 2022, një tërmet me fuqi 6.1 goditi provincën jugore Hormozgan, përgjatë bregut të Gjirit Persik, duke lënë të vdekur pesë persona dhe 80 të lënduar. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024