Tensionet në Shqipëri, Spiropali: Deputetët e PD-së kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
alba
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas kaosit të krijuar në Kuvendin e Shqipërisë nga deputetët e opozitës, kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali, ka reaguar duke thënë se djegia e karrigeve dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët.

Tensionet në sallë dhe mbyllja e seancës, Spiropali thekson se deputetët e PD e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi.

“Karriget tona janë të qytetarëve” tha një deputet i opozitës! Kjo është shumë e vërtetë dhe prandaj ato karrige janë për t’u respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve. Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik. Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj. Edhe më fatkeqësisht zjarrvënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t'u marrë në kqyrje nga organet ligjzbatuese. Keqardhje e thellë”, ka shkruar Spiropalli në Facebook.

Pas përplasjes dhe bllokimit të foltores, deputetët e opozitës kanë nxjerrë karriget jashtë sallës së Kuvendit dhe iu kanë vënë flakën.

https://kosovapress.com/deputetet-e-opozites-perplasje-ne-kuvend-nxjerrin-jashte-dhe-djegin-karriget

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024