Gjini: I tronditur nga lajmi për vdekjen e të rinjve në Gjakovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
ardian-gjini
6 ditë më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini tha se është i tronditur nga lajmi për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë.

“Ngushellimet e mia më të sinqerta për familjet. Nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen. Le te bëjmë krejt çka mundemi të jemi me familjet në këto çaste të rënda”, ka shkruar Gjini në Facebook.

Tre të rinj kanë vdekur si pasojë e shembjes së një objekti në Jabllanicë të Gjakovës.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Gjakovë, Sheremet Elezaj.

Lexo po ashtu
Moti sot
"Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore", tha ai.

https://kosovapress.com/tragjedi-ne-gjakove-vdesin-tre-te-rinj

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025