Tre muaj më parë qytetarët në Serbi u tronditën pas vdekjes së 15 personave nga shembja e strehës së rindërtuar të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad.
Pas kësaj ngjarjeje tragjike nisën protestat e studentëve, të cilat ende po vazhdojnë, duke kërkuar përgjegjësi për këtë rast. Studentët po kërkojnë që të publikohet dokumentacioni i plotë për rindërtimin e stacionit.
Një aktakuzë kundër 13 personave të dyshuar për rastin tragjik, u ngrit në fillim të nëntorit nga Gjykata e Lartë e Novi Sadit.
Dorëheqjet erdhëm vetëm pas më shumë se dy muaj protesta masive në Serbi. Postin e kryeministrit e la Millosh Vuçeviq, ndërkaq u largua edhe kryetari i Komunës së Novi Sadit, Millan Gjurgjiq.
Kjo ndodhi pasi disa sulmues rrahën disa studentë me shkop bejsbolli.
Të shtunën, në tre mujorin e shembjes së strehës, numër i madh i studentëve dhe qytetarëve kanë bllokuar tri ura në Novi Sad.
Për shembull, analistja Ivana Stradner duke komentuar protestat masive në gjithë Serbinë kundër regjimit të Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ato ngjasojnë me protestat e mëhershme ndaj atij që njihet si kasapi i Ballkanit.
Në dhjetor, presidenti i Serbisë tha se protestat nuk janë studentore, por sipas tij, ato kanë mbështetje nga jashtë./KosovaPress