Atletiko Madridi është zemëruar me Barcelonën për mënyrën se si klubi katalanas po e menaxhon interesimin për sulmuesin argjentinas, Julián Álvarez, duke e konsideruar të papranueshme strategjinë e rivalëve për transferimin e lojtarit. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e Atletikos besojnë se Barcelona po ushtron presion publik për ta lehtësuar largimin e futbollistit nga Madridi.
Situata është përshkallëzuar pas deklaratave të fundit të Álvarezit, i cili ka lënë të kuptohet se dëshiron një ndryshim në karrierë. Barcelona e sheh argjentinasin si objektivin kryesor për repartin ofensiv, ndërsa Atletiko vazhdon të mbajë qëndrim të ashpër, duke iu referuar kontratës afatgjatë të lojtarit dhe klauzolës së lartë të largimit.
Pavarësisht interesimit të Barcelonës, Atletiko nuk ka ndërmend të lehtësojë negociatat dhe synon të mbrojë interesat e veta në një nga sagat më të përfolura të afatit kalimtar të verës.