Teniserja ruse Andreeva shpërthen në fushë dhe ofendon publikun pas eliminimit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Teniserja ruse Andreeva shpërthen në fushë dhe ofendon publikun pas eliminimit
New Project (1)
10/03/2026 - 17:02
Linku u kopjua

Kampionia në fuqi e Indian Wells, Mirra Andreeva, ka pësuar një kolaps emocional gjatë humbjes së saj befasuese ndaj çekes Katerina Siniakova me rezultatin 4-6, 7-6, 6-3.

18-vjeçarja ruse, e njohur si një nga talentet më të mëdha të tenisit, nuk i ka përmbajtur nervat duke shfaqur sjellje agresive gjatë gjithë ndeshjes.

Sipas raportimeve nga Daily Mail, Andreeva goditi veten me grushte, përplasi raketën disa herë dhe mori një vërejtje zyrtare nga gjyqtarja Jennifer Zhang.

Tensioni arriti kulmin në përfundim të sfidës, kur adoleshentja, e irrituar nga thirrjet e tifozëve, u largua nga fusha duke u bërtitur: "F** you all"*.


Pas shpërthimit në fushë, Andreeva u shfaq e penduar në konferencën për shtyp:

"Nuk jam vërtet krenare për mënyrën se si e menaxhova situatën. Nuk jam aspak krenare për sjelljen time në fund. Këto janë gjëra tek të cilat duhet të punoj sa më shpejt," tha ajo për mediat.

Ky incident vjen në një kohë kur pritshmëritë për rusen janë tejet të larta, pas suksesit të saj në Roland Garros dhe Wimbledon vitin e kaluar.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026