Presidenti i Federatës Turke: Nëse s'i mposhtim Kosovën, Rumaninë e Sllovakinë, s'e meritojmë Botërorin
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Presidenti i Federatës Turke: Nëse s'i mposhtim Kosovën, Rumaninë e Sllovakinë, s'e meritojmë Botërorin
Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Ibrahim Haciosmanoglu, ka lëshuar deklarata të forta në prag të ndeshjeve vendimtare të "play-off"-it për Botërorin 2026.
Turqia do të përballet nesër me Rumaninë në gjysmëfinale, ndërsa në rast suksesi, në finale do të ndeshet me fituesin e çiftit Kosovë – Sllovaki. Kreu i futbollit turk u shpreh i prerë se kombëtarja e tij nuk e meriton udhëtimin drejt Amerikës nëse nuk kalon këto pengesa.
"Nuk është mirë të flasësh fjalë të mëdha, por Rumania, Kosova, Sllovakia... nëse nuk i mposhtim këto skuadra, atëherë nuk meritojmë të shkojmë në Amerikë," deklaroi Haciosmanoglu për "TRT Spor".
Ky qëndrim i tij vjen si një thirrje për përgjegjësi ndaj lojtarëve turq, duke i konsideruar këto përballje si detyrim për t’u fituar. Ndeshja mes Turqisë dhe Rumanisë starton nesër në orën 18:45, ndërsa sytë e tyre janë kthyer edhe nga Bratisllava për të parë fatin e "Dardanëve".
KosovaPress