Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë moti me diell.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius.
“Parashihen edhe netë tropike në këto vende urbane , ku merkuri në termometër edhe gjatë natës dhe orëve të hershme nuk do të bie nën 20 gradë Celsius. KUJDES: Indeksi UV do të jetë shumë i lartë , parashihen rreth 64 orë me diell, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit. Personat me sëmundje kronike të ju shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë , rroba me ngjyrë të lehta”, thuhet në njoftim.
Një kujdes i veçantë edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetësime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin. Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm