Transformimi i shpejtë teknologjik dhe ndikimi i inteligjencës artificiale në institucionet publike ishin në fokus të ngjarjes së organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK), me temën “Udhëheqja e institucioneve publike në kohën e ndryshimeve të shpejta teknologjike: një perspektivë amerikane”. Në këtë aktivitet u theksua nevoja që institucionet publike, veçanërisht ato arsimore, të udhëheqin me vizion, etikë dhe përgjegjësi në kohën e transformimeve digjitale.
Koordinatorja e IPK-së, Amantina Kelmendi, tha se tema nuk është zgjedhur rastësisht, pasi sipas saj, IPK-ja ka mandat për mbështetje profesionale të sistemit arsimor dhe lidhjen e hulumtimit me praktikën dhe zhvillimin institucional.
Whalen theksoi se ndryshimi teknologjik nuk është vetëm çështje teknike, por edhe njerëzore dhe institucionale, duke kërkuar përshtatje të vazhdueshme nga institucionet publike.
Kjo ngjarje është organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës në kuadër të Programit Fulbright Specialist dhe iniciativës Freedom 250, e cila shënon 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...