Para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është zhvilluar një protestë nga banorët e Rugovës dhe Pejës, të cilët kundërshtuan vendimin për ndalimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë.
Sipas protestuesve, kjo masë po shkakton vështirësi për qytetarët dhe po pengon zhvillimin ekonomik të kësaj zone.
Një nga organizatorët e protestës, Flamur Rexhbogaj, deklaroi se banorët po përballen me vendime që, sipas tij, po i trajtojnë si të huaj në tokat e tyre dhe po pengojnë zhvillimin e Rugovës.
“Ne që nuk ikëm kurrë nga ato male, as kur na digjej shtëpia e as kur na vritej vëllau, prandaj nga ky moment i themi kësaj ministre dhe këtyre burokratëve që luajnë me fatet tona, se keni marrë një vendim pa pyetur askënd, sipas tekeve tuaja, dhe ky vendim për neve është i vdekur. Nuk ka gjë që e detyron malsorin të kërkojë leje për të jetuar, për të marrë frymë, për të ndërtuar shtëpinë e tij. Ne nuk kërkojmë të shkatërrojmë asgjë, por nuk do të lejojmë kurrë që nën petkun e rremë të ekologjisë të na bëhet një spastrim i heshtur socio-ekonomik për të na zënë rrugën e mërgimit”, u shpreh RexhBogaj.Megjithatë, reagimi i disa protestuesve ndaj saj ishte i ashpër.
Ata e akuzuan Pacollin se prania e saj në protestë ishte provokim ndaj qytetarëve të mbledhur para ministrisë. Të njëjtit i kërkuan të largojnë vendimin, si dhe ti kërkojnë falje banorëve të Rugovës dhe Pejës.
Gjatë konferencës, ministrja e përmendi disa herë se protesta po i ngjante një organizimi të LDK-së. E lidhur me këtë ajo i tha KosovaPress-it, se ia dhanë atë përshtypje.
Protesta përfundoi e qetë.