Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku tha se festa e Fitër Bajrami rrit solidaritetin dhe vlerat njerëzore.
Osmani është pritur nga Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, i cili e ka falënderuar presidenten për dekoratën që iu është bërë BIK-ut.
“Kjo ditë si gjithnjë të na bëjë të gjithëve bashkë, të hapim zemrat e dyert e secilit, të rrisim solidaritetin dhe vlerat njerëzore, të cilat gjithmonë na kanë bërë bashkë si popull në kohët më të rënda, ku pikërisht ky bashkim na ka ndihmuar që të tejkalojmë kohë shumë të rënda për shtetin dhe kombin tonë. Falënderoj Myftiun dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij për punën e jashtëzakonshme gjatë tërë vitit, në veçanti gjatë Ramazanit, për mbështetje të familjeve në nevojë. Falënderoj miqtë dhe aleatët tanë që shpesh përmes shtetit dhe Bashkësisë Islame ndihmojnë popullin. Qytetarët tanë zemërgjerë, përfshirë edhe ata nga mërgata jonë”, tha Osmani.