Takimi për dinarin, Bislimi: Pala serbe nuk ka vullnet për kompromis
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi ka folur sot për media në Bruksel pas takimit me palcën serbe me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ku temë diskutimi ishte zgjidhja e problemit të përdorimit të dinarit. Bislimi ka thënë se pala serbe nuk brengoset për qytetarët e saj dhe se nuk ka treguar vullnet për arritjen e një kompromisi.  AI shpreson se një gjë e tillë do të arrihet pas dy javësh, në të kundërtën do të jetë pala serbe ajo që do të mbetet fajtor për bllokimin e gjetjes së një zgjidhjeje.

Ndryshe, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, pas takimit me ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ka theksuar se është diskutuar për të gjetur një zgjidhje të përkohshme për personat që atakohen nga rregullorja e BQK-së, e cila ndalon dinarin. “Ia dolëm të mbushim disa boshllëqe mes propozimeve të të dyja palëve. Kam në plan t’i vazhdoj diskutimet tona së shpejti bazuar në idetë e BE-së për kompromis”, ka shkruar ai në X. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024