Rruga drejt ringritjes, a do të munden klubet ta “shpëtojnë” përfaqësuesen e basketbollit?
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua
Tri humbje dhe vetëm një fitore nga katër ndeshjet e zhvilluara është bilanci i përfaqësueses së Kosovës në basketboll në kuadër të para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027.
Kjo ecuri negative e rezultateve gjatë 2024 konfirmoi dështimin absolut të dardanëve dhe vë në pah nevojën për ndryshime rrënjësore.
Njohës të basketbollit dhe përfaqësues të Federatës së Basketbollit (FBK) pranojnë se puna me grup-mosha të reja është rruga e vetme për ndryshimin e situatës.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu thotë për KosovaPress, se tani e tutje klubet e Superligës së Kosovës do të detyrohen përmes masave administrative të investojnë në grup-mosha të reja.
Ish-basketbollisti, Ismet Ferati, thotë se është i habitur që te Kosova nuk po ftohen basketbollistë të rinj vendorë, derisa shton se shkollat e basketbollit duhet të angazhojnë njerëz që e njohin mirë këtë sport.
Edhe ish-basketbollisti Artan Mehmeti konsideron se janë klubet ato që mund ta ndihmojnë përfaqësuesen nëse orientohen tek investimi në gjeneratat e reja.
Ndeshjet e ardhshme të Kosovës në kuadër të para-kualifikimeve do të jenë në muajin shkurt në Prishtinë përballë Azerbajxhanit dhe Zvicrës.