Takimi Kurti-Krasniqi
Lexohet për: 2 min.
albin kurti
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të zhvillojë një takim pune me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Takimi i kryeministrit Kurti me kryetarit e partisë opozitare, Memli Krasniqi do të mbahet në njërin nga hotelet në Prishtinës, duke nis nga ora 18:30. Ndërkohë, këtë takim e kanë refuzuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me arsyetimin se për temat e parapara që do të diskutohen, i kanë shefat e grupeve parlamentare në Kuvend të cilët japin kontributin e tyre në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për takim, por ka paralajmëruar se pjesëmarrja e kryetarit Memli Krasniqi do të jetë në funksion të diskutimit mbi mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja.

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar përgjigjet e partive opozitare për ftesën e tij për darkën e punës, ku temë diskutimi është paralajmëruar agjenda  e Kuvendit për sesionin pranveror.

Kurti për TV Besa, tha se është i interesuar të takohet me të gjitha partitë së bashku, pasi ftesës së tij pozitivisht iu ka përgjigjur vetëm PDK-ja e Memli Krasniqit, por jo edhe AAK dhe LDK.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025