“Takimet na bëjnë të rritemi profesionalisht”, mesazhi i mjekes rumune në Prishtinë
Intervista
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Takimet na bëjnë të rritemi profesionalisht”, mesazhi i mjekes rumune në Prishtinë
rumunja-foto
12/06/2026 - 12:29
Linku u kopjua

Në Kongresin e 14-të Ballkanik i Otorinolaringologjisë dhe Kirurgjisë së Kokës dhe Qafës (ORL dhe KKQ) i cili po mbahet në Prishtinë. po merr pjesë edhe specialistja e otorinolaringologjisë (ORL) nga Rumania, Ruxandra Oana Alius. 

Alius vlerësoi lart organizimin e kongresit, duke theksuar se programi shkencor dhe niveli i prezantimeve kanë qenë mbresëlënës.

“Jam shumë e lumtur që jam këtu, është hera ime e parë në Kosovë dhe Kongresi është shumë mirë i organizuar dhe programi shkencor është i jashtëzakonshëm. Kam takuar shumë njerëz interesantë dhe kam parë shumë prezantime interesante dhe kam mësuar shumë….Është shumë e rëndësishme të ndajmë atë që bëjmë çdo ditë dhe të diskutojmë rastet që kemi me kolegët tanë në të gjithë Ballkanin, sepse kështu rritemi profesionalisht”, tha ajo.

Sipas saj, kongrese të tilla janë të rëndësishme për zhvillimin profesional të mjekëve, pasi krijojnë mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e rasteve klinike me kolegë nga vende të ndryshme.

Ajo theksoi se pjesëmarrja në ngjarje profesionale dhe sociale të këtij niveli ndihmon specialistët të jenë të informuar për metodat më të reja të trajtimit dhe zhvillimet më të fundit në fushën e ORL-së.

“Është shumë e rëndësishme të jesh në çdo ngjarje sociale dhe profesionale në Ballkan, sepse kështu jemi të përditësuar me të gjitha qasjet mjekësore dhe kirurgjikale që janë të disponueshmesot”, tha ai.

Përveç pjesëmarrjes në kongres, specialistja rumune foli edhe për përshtypjet e saj nga vizita e parë në Kosovë. Ajo tha se është ndarë e impresionuar nga mikpritja dhe përvoja që ka përjetuar gjatë qëndrimit në vend, duke shtuar se dëshiron të rikthehet sërish për vizitë në të ardhmen.

Rreth 400 mjekë nga fusha e otorinolaringologjisë po marrin pjesë në Kongresin e 14-të Ballkanik i Otorinolaringologjisë dhe Kirurgjisë së Kokës dhe Qafës (ORL dhe KKQ) i cili po mbahet në Prishtinë. Në këtë kongres po ligjërojnë rreth 50 specialistë të ORL-së.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026