Takim me rëndësi shpirtërore dhe historike për vazhdimësinë e trashëgimisë së Fan Nolit
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Takim me rëndësi shpirtërore dhe historike për vazhdimësinë e trashëgimisë së Fan Nolit
Kisha1234
11/03/2026 - 19:13
Linku u kopjua

Sot, Kryepiskopi i Kosovës, Hirësia e Tij Nikolla, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Hirësinë e tij Pangrati, trashëgimtarin e fundit shpirtëror të Imzot Fan Nolit. Takimi u mbajt në Manastirin e Shën Panteleimonit në Greqi  dhe u karakterizua nga një frymë vëllazërie në Krishtin dhe nga një respekt i thellë për traditën dhe trashëgiminë e Kishës Ortodokse.

Në njoftimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës thuhet se ky takim kishte si qëllim jo vetëm afrimin dhe bashkëbisedimin mes dy hierarkëve të Kishës, por edhe përkujtimin e figurave të mëdha që i kanë shërbyer besimit ortodoks. Gjatë bisedës së tyre, Hirësia Pangrati  me shunë emocjon ndau kujtime të çmuara nga koha kur kishte qenë pranë Imzot Fan Nolit, duke rikujtuar përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm ndaj Kishës, liturgjisë dhe shërbimit të besimtarëve.

“Në këtë takim u theksua se amanetet shpirtërore të Fan Nolit për Kishën vazhdojnë të jetojnë dhe të përcillen tek pasardhësit e tij shpirtërorë si një përgjegjësi e shenjtë për të ruajtur besimin ortodoks, traditën apostolike dhe unitetin e besimtarëve në Krishtin.

Hirësia Pangrati përgëzoi Kryepiskopin e Kosovës për vazhdimësinë e linjës fanoliane dhe për përkushtimin e tij në shërbim të Kishës së Zotit dhe të besimtarëve të Kosovës. Ai theksoi se Fan Noli ka qenë, është dhe do të mbetet një nga figurat më të mëdha jo vetëm të ortodoksisë shqiptare, por një personalitet i rëndësishëm i ortodoksisë në botë.

Sipas tij, madhështia e Fan Nolit qëndronte jo vetëm në dijen e tij teologjike dhe në veprimtarinë e tij kishtare, por edhe në aftësinë e tij të rrallë për të bashkuar besimtarët rreth Kishës, dhe Atdheut. Në Shtetet e Bashkuara, shërbimi i tij shpirtëror nuk ishte i kufizuar vetëm tek shqiptarët, por tërhoqi dhe bashkoi ortodoksë nga shumë komunitete dhe etni të ndryshme, të cilët gjenin në liturgjinë dhe predikimin e tij një thellësi shpirtërore dhe një frymë të vërtetë baritore.

Shumë besimtarë nga komunitete të ndryshme ortodokse vlerësonin shërbesën dhe predikimet e tij, duke e parë Fan Nolin si një figurë që kishte aftësinë të ndërtonte ura mes njerëzve dhe të forconte unitetin e Kishës përtej dallimeve etnike.

Ky takim shërben si një dëshmi se trashëgimia shpirtërore e Fan Nolit mbetet një dritë udhërrëfyese për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, duke kujtuar se misioni i Kishës është të bashkojë besimtarët në të njëjtin besim, në të njëjtën liturgji dhe në të njëjtën dashuri në Krishtin”, thuhet në njoftimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026