Tajfuni Yagi arriti në ishullin jugor kinez Hainan me erëra që fryjnë me një shpejtësi prej më shumë se 230 kilometra orë dhe media shtetërore raporton se pothuajse 420 mijë banorë janë evakuuar si masë paraprake.
Yagi mund të bëhet stuhia më e fortë që ka goditur Kinën jugore në dhjetë vitet e fundit dhe pritet të godasë Vietnamin fqinj me të njëjtën egërsi.Si pjesë e masave parandaluese, autoritetet e Hainan deri më tani kanë evakuuar 419.367 banorë, kanë mbyllur disa pika turistike dhe kanë vendosur kufizime për shoferët.
Ministria e Burimeve Ujore e Kinës ngriti dje masat emergjente në nivelin e tretë, më të lartë, pasi zona përballet me problemin e përmbytjeve në Hainan, por edhe në provincën jugore fqinje të Guangdong.Të premten, Bursa e Hong Kongut u pezullua përkohësisht, shkollat u mbyllën dhe transporti publik ishte i kufizuar. Autoritetet raportuan tre të plagosur, por thanë se dëmet ishin të kufizuara. Shiu i dendur në qytet vazhdon të bjerë me të njëjtën egërsi edhe sot.
Tajfunet shpesh godasin pjesët jugore të Kinës gjatë verës dhe vjeshtës, duke u formuar në oqeanet e ngrohta në lindje të Filipineve dhe Tajlandës.