Tahiri: Si rezultat i dramave të Kurtit sonte jemi pa president
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Tahiri: Si rezultat i dramave të Kurtit sonte jemi pa president
Shefi i grupit i parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri deklaroi se çështja e presidentit nuk është betejë politike, ndonëse, sipas tij, Albin Kurti në vazhdimësi ka prodhuar drama.
Lidhur me pjesëmarrjen e kësaj partie në seancë, Tahiri deklaroi se qëndrimi i tyre dihet tash e pesë ditë.
Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri tha se për liderin e PDK-së, Bedri Hamza nuk ka qenë e lehtë t’i përgjigjet ftesës së Albin Kurtit, i cili, siç tha ai, ka përdorur gjuhë fyese.
“Nuk është kjo betejë politike sepse nuk e kemi vlerësuar si betejë politike pavarësisht se kemi thënë se ai është duke prodhuar drama në vazhdimësi si rezultat i dramave të tij jemi sonte këtu pa president dhe jemi të cenuar me pas tendencë me u thye rendi kushtetues”, theksoi ai.
Tashmë kur kanë mbetur më pak se tri orë për të përfunduar afati kushtetues për zgjedhjen e shefit të shtetit, Tahiri tha se Kurti me strategjinë dhe veprimet e tij ka pamundësua që vendit sonte të ketë presidentin.
“Ka qenë imponim dhe rrugë e fortë që ne e kemi alarmuar në vazhdimësi që Kurti me strategjinë, energjinë e tij dhe veprimet e tij që i ka bërë pas datës 28 dhjetor sepse ne e kemi ditur që mandati përfundon në muajin marsin ka qenë në formën ta pamundësoj që kjo legjislaturë me arritur shumicën dhe vendi ta ketë presidentin”, tha ai. /B.Ibishi/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.