Dita Ndërkombëtare për Përfundimin e Fistulës Obstetrike
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dita Ndërkombëtare për Përfundimin e Fistulës Obstetrike
vvv
23/05/2026 - 07:46
Linku u kopjua

Dita Ndërkombëtare për Përfundimin e Fistulës Obstetrike, 23 maj, shënohet sot në botë për të rritur ndërgjegjësimin në një përpjekje për t'i dhënë fund një dëmtimi shkatërrues që mund të ndodhë gjatë lindjes kur shërbimet mjekësore nuk janë të disponueshme.

Fistula obstetrike është një dëmtim shkatërrues, por plotësisht i parandalueshëm dhe, në shumë raste, i shërueshëm gjatë lindjes së fëmijëve.  Ajo i lë gratë dhe shumë vajza të papërmbajtura dhe shpesh të stigmatizuara, të abuzuara dhe të izoluara nga familjet dhe komunitetet. 

Të paktën dy milionë gra dhe vajza jetojnë me këtë sëmundje dhe çdo vit ndodhin 50 mijë deri në 100 mijë raste të reja.

Në vitin 2018, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë për t'i dhënë fund deri në vitin 2030.

Përfundimi i fistulës globalisht kërkon udhëheqje të fortë politike, ndërhyrje strategjike dhe urgjente, rritje të konsiderueshme të burimeve dhe forcimin e bashkëpunimit midis qeverive, partnerëve, shoqërisë civile, ofruesve të kujdesit shëndetësor, grave dhe komuniteteve.

Gjatë dy dekadave të fundit, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë ka mbështetur njëqind e dyzet mijë operacione të riparimit të fistulave, mbi dymbëdhjetë mijë gra dhe vajza morën mbështetje për riintegrimin social midis periudhës dymijë e tetëmbëdhjetë deri në dymijë e njëzet e tre./KosovaPress


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026