Tahiri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës i ka rrënjët thellë në intelektualët e kombit shqiptar
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tahiri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës i ka rrënjët thellë në intelektualët e kombit shqiptar
Besnik Tahiri
27/04/2026 - 10:31
Linku u kopjua

Liria dhe pavarësia e Kosovës i ka rrënjët thellë në intelektualët e kombit shqiptar, në mes tyre edhe Rexhep Qosja, tha shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri.

Ai në seancën përkujtimore në shenjë nderimi për akademikun Rexhep Qosja, tha se Qosja nuk u dorëzua në kohët më të vështira të ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë.

“Liria dhe pavarësia e shtetit që e gëzojmë sot i ka rrënjët thellë në sakrificë, punë dhe në veçanti në intelektualë të fuqishëm të kombit tonë, të cilët nuk u dorëzuan dhe punuan në kohët më të vështira të Jugosllavisë dhe të Serbisë. Këtë na vërteton dhe tregon shkrimtari që nuk do të vdesë, akademiku Rexhep Qosja”, tha ai.

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja, ka vdekur të enjten në moshën 90-vjeçare, njoftoi familja e tij. Në nderim të jetës së Qosjes, në Kosovë, 24 prilli ishte ditë zie.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026