Tahiri: Iniciativa për draft-statutin e Asociacionit të jetë në përputhje me Kushtetutën
Intervista
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, thotë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të diskutohet me Serbinë. Ai thekson se çdo iniciativë që Qeveria e Kosovës e ndërmerr në këtë drejtim duhet të jetë në përputhje me rendin Kushtetues të Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin në vitin 2015.

Tahiri për KosovaPress, akuzon kryeministrin Kurti se fshehurazi dhe në mënyrë tërësisht jo transparente po punon në zbatimin e marrëveshjes me Serbinë.

“Draft-statutin e Asociacionit nuk kemi nevojë me diskutu me shtete të tjera. Duhet të respektohet në përpikëri vendimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Ne e kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që duhet të respektohet. Çdo iniciativë që ndërmerret duhet të jetë në përputhje me rendin kushtetues tonin”, thotë ai.

Sipas tij, Kurti e solli një marrëveshje me Serbinë që nuk ka njohje reciproke.

Në anën tjetër, Tahiri, nënvizon nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve në veri, megjithëse akuzon Kurtin se e ka sjell veriun e vendit në gjendje të mjerueshme. 

Krahas kësaj, Tahiri për KosovaPress flet edhe për shtyrjen e vazhdueshme të seancave të Kuvendit të Kosovës në mungesë të kuorumit në vendimmarrje.

Ai përgjegjësinë për vonesat e miratimit të projektligjeve ia adreson vetëm mazhorancës, pasi thotë se opozita nuk mund t’ia bëjë numrat pushtetit.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
395
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024