Irani merr përsipër sulmin ndaj bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Jordani
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Irani merr përsipër sulmin ndaj bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Jordani
ShBA Iran
16/07/2026 - 08:55
Linku u kopjua

Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar operacionet ushtarake kundër Iranit, duke zgjeruar sulmet ajrore edhe në pjesën veriore të vendit, ndërsa kanë çaktivizuar një cisternë nafte që, sipas autoriteteve amerikane, po përpiqej të thyente bllokadën detare ndaj porteve iraniane.

Mediat shtetërore iraniane raportuan për shpërthime në zonat përreth Teheranit, ndërsa objektiv i sulmeve ishte edhe provinca Semnan, e njohur për programin e raketave balistike dhe aktivitetet hapësinore të Iranit.

Si kundërpërgjigje, Irani lëshoi raketa dhe dronë drejt Bahreinit, Jordanisë dhe Kuvajtit, duke rritur më tej tensionet në rajon, raporton Sky News, transmeton KosovaPress.

Ndërkohë, Komanda Qendrore e ShBA-së njoftoi se një avion amerikan goditi dhe çaktivizoi cisternën e naftës e cila po lundronte drejt ishullit Kharg, terminali kryesor i eksportit të naftës së Iranit në Gjirin Persik.

Sipas ShBA-së, anija kishte shpërfillur disa paralajmërime për t’u ndalur, ndaj u godit me një raketë , duke u bërë e paaftë për të vazhduar lundrimin drejt Iranit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026