Tahiri-Haxhiut pas polemikave me Haradinajn: Mos provoko se herën tjetër nuk largohemi nga foltorja
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Tahiri-Haxhiut pas polemikave me Haradinajn: Mos provoko se herën tjetër nuk largohemi nga foltorja
Besnik Tahiri 1234
Foto Arkiv
21/04/2026 - 16:25
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas polemikave të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për rrymën, raporton KosovaPress.

Tahiri tha se Haxhiu është njeriu i fundit që mundet me i fol dikujt për gjuhë dhe veprime parlamentare, derisa ajo ka shkelur secilin akt të legjislativit sa ka qenë deputete. Madje ai përmendi edhe hedhjen e gazit dhe ofendimet që sipas tij ia ka bërë ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli.

Ai i kërkoi kryeparlamentares të mos provokojë, pasi herën tjetër nuk do të largohen nga foltorja.

“Kryetarja e Kuvendit është njeriu i fundit që mundet me i fol dikujt për gjuhë dhe veprime parlamentare. Ajo ka shkelur secilin akt që duhet me shkel një deputet, duke filluar prej gazit dhe ofendimet më të mëdha që i kanë ndodhur ndonjë kryetari të Kuvendit, në këtë rast kryetarit Veseli. Duhet me pas shumë kujdes mos me provoku situata, për shkak se herën tjetër do të rrijmë në foltore dhe nuk do të largohemi. Duhet me pas kujdes për ta ruajtur frymën parlamentare”, tha ai.

Haxhiu dhe Haradinaj patën një polemikë në seancën e sotme, pasi kryetarja e Kuvendit disa herë i kërkoi shefit të AAK-së të ketë kujdes në gjuhën që përdor gjatë fjalimit të tij./KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026