Tahiri e kritikon Qeverinë: Reforma e Administratës Publike nisi mbrapsht
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Tahiri e kritikon Qeverinë: Reforma e Administratës Publike nisi mbrapsht
besnik tahiri
19/03/2026 - 18:55
Linku u kopjua

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë për themelimin e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike, duke e cilësuar atë si një hap të gabuar dhe devijim nga parimet bazë të qeverisjes.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se përgjegjësia për reformën e Administratës Publike duhet të ketë një adresë të qartë, konkretisht në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike.

“Pikërisht aty duhet të qëndrojë përgjegjësia, udhëheqja dhe zbatimi i saj. Themelimi i një Këshilli të ri ministror për këtë qëllim është i panevojshëm, kur dihet se vetë Kabineti Qeveritar tashmë ekziston si organ kolegjial vendimmarrës”, ka shkruar ai.

Tahiri ka propozuar forcimin e rolit të ministrisë përkatëse, duke e cilësuar rithmelimin e saj si hap pozitiv, por ka paralajmëruar se vendimi i fundit “po e zbeh dhe shpërndan përgjegjësinë. Kjo nuk është reformë, por regres. Nuk kemi më një adresë të qartë përgjegjësie, por një trup kolegjial ku përgjegjësia humbet dhe llogaridhënia zbehet. Që në start po projektohet dështimi dhe nënvlerësimi i një ministrie kyçe për shtetin.  Reforma nuk mund të fillojë mbrapsht”, shtoi Tahiri.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026