Uzun: Kongresi në Kosovë forcon bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave mes specialistëve
Intervista
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Uzun: Kongresi në Kosovë forcon bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave mes specialistëve
Specialisti i otorinolaringologjisë nga Turqia, Cem Uzun, ka vlerësuar organizimin e Kongresit të 14-të Ballkanik të Otorinolaringologjisë dhe Kirurgjisë së Kokës dhe Qafës në Prishtinë, duke e cilësuar atë si një ngjarje të rëndësishme për bashkëpunimin profesional dhe shkencor në rajon.
Uzun tha se Shoqata Ballkanike e Otorinolaringologjisë është themeluar në vitet e 30-ta, ndërsa pas vitit 2000 ka nisur riaktivizimin e saj, duke numëruar sot 14 vende anëtare nga i gjithë rajoni i Ballkanit.
“Ne kemi themeluar Shoqatën Ballkanike në vitet e 30-ta dhe pas vitit 2000 kemi filluar ta riaktivizojmë atë. Tani kemi 14 vende anëtare, që përfshijnë të gjitha vendet e Gadishullit Ballkanik. Ishte shumë e rëndësishme që ky kongres i madh në fushën tonë të organizohet në Kosovë, nën presidencën e mikut tim Dukagjin Spanca. Ne jemi këtu për ta mbështetur atë, si dhe shoqatën e Kosovës, dhe shohim se po bëjnë një organizim të mrekullueshëm dhe shumë të suksesshëm, jo vetëm shkencërisht por edhe në aspektin social. Kjo është shumë e rëndësishme për forcimin e miqësisë mes nesh dhe për shkëmbimin e përvojave ndërmjet kolegëve”, tha ai.
Sipas tij, takime të tilla kontribuojnë në forcimin e miqësisë ndërmjet specialistëve dhe krijojnë mundësi për shkëmbimin e përvojave profesionale.
Ai theksoi se mesazhi kryesor i kongresit është forcimi i solidaritetit dhe bashkëpunimit mes profesionistëve shëndetësorë në rajon.
“Mesazhi është, së pari të bashkohemi, të forcojmë solidaritetin dhe miqësinë, si dhe të gjejmë mënyra për të përmirësuar metodat tona të trajtimit, në mënyrë që të ofrojmë kujdes më të mirë për pacientët në vendet tona”, tha ai.