Kosova shënoi sot 27-vjetorin e Çlirimit me një ceremoni shtetërore, ku morën pjesë krerët institucionalë të Kosovës dhe të Shqipërisë, ambasadorë dhe diplomatë nga shtete të ndryshme mike si dhe përfaqësues të trupit diplomatik ndërkombëtar.
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se 12 Qershori i vitit 1999 shënon fillimin e një epoke të re për vendin.
Kush e ka përjetuar atë qershor, e mban mend se si u kthye jeta në Kosovë. Kolonat e gjata që muaj më parë largoheshin nga vendi, tani po ktheheshin drejt shtëpive. Njerëzit nxitonin nëpër rrugë për të përqafuar njëri-tjetrin, për të kërkuar të afërmit dhe për të nisur jetën nga e para, mes shtëpive të djegura, por me kokën lart e me dinjitet. Ishte gëzimi më i madh i një populli, i përzier me dhimbjen më të thellë të tij. Ajo ditë e lirisë nuk i përkiste vetëm një familjeje apo vetëm një brezi. Ajo ishte e të gjithëve, sepse liria u fitua me gjakun e dëshmorëve dhe të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me sakrificën e familjeve që dhanë gjithçka, me sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, me vuajtjet e atyre që mbijetuan dhe me qëndresën e një populli të tërë që nuk u përkul as në ditët më të rënda e më të vështira”, tha Haxhiu.
Ajo nderoi sakrificën e dëshmorëve, martirëve, familjeve të tyre si dhe kontributin e rezistencës shqiptare ndër vite, duke përmendur Adem Jasharin, demonstratat e vitit 1981 dhe lëvizjen paqësore të viteve ’90. Haxhiu shprehu mirënjohje edhe për NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërinë për mbështetjen gjatë luftës.“Në këtë ditë feste dhe reflektimi, mendja dhe zemra është edhe në Hagë, aty ku krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përballen me një tjetër betejë, në një proces qe rëndon si një padrejtësi e madhe historike. Ata që hoqi popullin drejt lirisë, sot po paguajnë një çmim të lartë për të mbrojtur dinjitetin e një lufte që ishte e pastër, e drejtë, e çlirimtare. Nga këtu sot, ne u dërgojmë mesazhin e mbështetjes dhe vëllazërisë se asnjë gjykatë dhe asnjë tentativë për të rishkruar historinë, nuk mund ta tjetërsojë të vërtetën e madhe. UÇK-ja nuk ishte agresor, por mbrojtja e një populli që po shfarosej. Besojmë fort se drejtësia do të triumfojë dhe ata do të kthehen fitimtarë në Kosovën e tyre të lirë. Për Shqipërinë, liria dhe shtetësia e Kosovës përbëjnë vetëm një ndër arritjet më të mëdha në historinë tonë moderne kombëtare…Në një kohë kur konteksti gjeopolitik global po bëhet gjithnjë e më kompleks, Kosova nuk përballet thjesht me sfidat e konsolidimit ndërkombëtar, por me nevojën kritike për të mbrojtur sigurinë, pacenueshmërinë territoriale dhe sovranitetin e saj shtetëror. Përballë çdo kërcënimi apo tentative për të destabilizuar atë që është arritur me gjak e sakrificë, gjuha dhe përgjigja jonë duhet të jetë e prerë dhe e qartë. Sa më shpejt ndërtimi i institucioneve të reja, më shumë punë për forcimin e shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike, më shumë njohje të reja, dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe në NATO. Dua të ritheksoj dhe të ripërsëris sot, nga Prishtina, se Shqipëria dhe Kosova janë gjysmat e të njëjtjt trup. Shqipëria është dhe do të jetë mbështetja juaj e palëkundur, e pakursyer dhe e përjetshme.”, u shpreh Begaj.
Ndërsa, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se çlirimi i Kosovës përbën një histori suksesi për lirinë dhe demokracinë. Ai vlerësoi rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërhyrjen e NATO-s dhe mbështetjen e shteteve perëndimore, duke theksuar se 12 qershori 1999 shënon fundin e një periudhe të rëndë historike dhe fillimin e rrugës drejt pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.
Ceremonia përfundoi me mesazhe uniteti, mirënjohjeje për dëshmorët dhe aleatët ndërkombëtarë si dhe me urime për Ditën e Çlirimit të Kosovës.