Szunyog takoi kryetarin e Zveçanit
Lexohet për: 1 min.
S
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Peci. Ai ka shkruar se i ka shprehur mirënjohje kryetarit për kontributin e tij në depërshkallëzimin e situatës në veri.

Szunyog ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar në fshatin Lipë, prej ku kryetari i Zveçanit po e ushtron pozitën e tij.

“Takim sot me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci, në zyrën e tij provizore në fshatin Lipë. Diskutuam sfidat me të cilat përballen në ofrimin e shërbimeve komunale për popullatën lokale. Shpreha mirënjohjen time për kontributin e kryetarit të komunës për de-përshkallëzimin në veri të Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.

https://twitter.com/EUAmbKS/status/1687098667973668865
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024